Pothuaj 500 mijë burra, gra dhe fëmijë që punojnë, në varësi e, gjithnjë e më shpesh, si sipërmarrës të vegjël e të mesëm, e që studiojnë në shkollat tona japin ndihmesën e tyre jo vetëm në rritjen ekonomike italiane, por dhe në pasurimin e shoqërisë dhe të kulturës. Rrugëtimi i përshkuar nga shqiptarët në Itali, që kanë ditur të kapërcejnë paragjykimet e kundërshtitë përmes punës së tyre dhe sakrificave të shumta, përbën një shembull të shkëlqyer gjithëpërfshirjeje. Por miqësia jonë nuk ushqehet vetëm nga prania shqiptare në Itali. Në fakt në Shqipëri has dhe shumë “Itali”. Para së gjithash falë njohjes së gjuhës italiane nga pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë, çka përbën një trashëgimi shpirtërore me një vlerë të jashtëzakonshme të cilën duhet ta ruajmë e ta shfrytëzojmë për hartimin në të ardhmen të lidhjeve mes dy komuniteteve tona kombëtare. Vijojmë më tej me praninë në Shqipëri të shumë sipërmarrësve italianë, një prani të cilën uroj të forcohet e të përmirësohet më tej.
Italia kërkon ujë nga Shqipëria, publikohet plani 1 miliard euro
Veçanërisht ajo kujtoi edhe kohën e kaluar me njerëzit në Bajram Curri, të cilët tha ajo i kanë pritur refugjatët si vëllezër edhe pse të varfër. “Gjatë periudhës kur unë punoja udhëtimi për në Kukës ishte shumë më i vështirë se sot, kjo autostradë është si një simbol i rrugëtimit të përshkruar nga Shqipëria në këto vite.
Ishin njerëz të rraskapitur, të ftohur, e me vështrimin plot frikë e tmerr. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend me shumë më pak burime se sa sot, por sigurisht që mikpritja nuk mungoi. Në muajin mars të vitit 1998, në revistën italiane “Limes” në një artikull shkruaja “Kamionët e UNHCR-së lënë refugjatët përpara Bashkisë së Bajram Currit apo të qyteteve të tjera të caktuara nga autoritetet vendore. Në këtë moment ndodh diçka e veçantë, e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj: Brenda një ore nga momenti i mbërritjes, të gjithë refugjatët merren nga familjet, të cilat janë të gatshme t’i strehojnë. E, pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit. Pavarësisht vështirësive materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si një ndër më të varfrit në Europë, shqiptarët nuk hezitojnë të hapin dyert e shtëpive të tyre për ata që i quajnë “vëllezër e jo refugjatë”.
Italia publikon listën/ Ja yjet e futbollit që do “zbresin” më 16
Nuk bëhet fjalë për të nxitur uljen e shpërblimit të punës, por, përkundrazi, për të dhënë ndihmesë në rritjen e aspektit njerëzor dhe ekonomik të të dy vendeve. Rritje në aspektin njerëzor e cila duhet të bazohet dhe në aftësitë pritëse të atyre që i largohen luftërave dhe persekutimeve si dhe atë integruese të kujtdo që përpiqet të ndërtojë një të ardhme në një vend të huaj. Nesër, sikurse e përmenda dhe në hyrjen e fjalimit tim, do të jem në Kukës ku, në vitet 1998/1999 gjetën strehim dhjetëra mijëra njerëz që largoheshin nga Kosova. Ende sot ai moment përbën një shembull për të gjithë Europën që me 500 milionë banorët e saj vitin e kaluar u vu në krizë si rrjedhojë e dyndjes së më pak më shumë se një milion refugjatëve dhe emigrantëve.
Kamionët e UNHCR lënë refugjatët para bashkisë së Bajram Currit, apo të qyteteve të tjera. Në këtë moment ndodh diçka e veçantë, e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj. Brenda një ore nga momenti i mbërritjes, të gjithë refugjatët merren nga familjet të cilat janë të gatshme t’i strehojnë. Pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim një shembull të jashtëzakonshëm dhe prekës të solidaritetit. Pavarësisht vështirësive materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si më të varfrit në Europë, shqiptarët nuk hezitonin të hapnin dyert e shtëpive për ata që i quajnë vëllezër dhe jo refugjatë”, shtoi ajo duke lexuar para deputetëve shqiptarë një shkëputje të vogël të një artikulli që ka botuar në fund të muajit mars 1998. Fjala e Presidentes së Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, znj.
Sikurse e nënvizova dhe në fillim të fjalës sime, vitet e fundit Shqipëria ka kryer përparime të jashtëzakonshme si në rrafshin ekonomik ashtu dhe në atë shoqëror. Sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s, e Këshillit të Europës, si dhe e organizmave të tjera rajonale sikurse INCE dhe Nisma Adriatiko-Joniane. Por mbi të gjitha është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. E nënvizoj këtu, në këtë vend solemn, mbështetje e plotë e të vendosur të Italisë për këtë kandidaturë sikurse dhe për procesin e reformave të nevojshme për të lehtësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Ambasciata d'Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali




