Kamionët e UNHCR lënë refugjatët para bashkisë së Bajram Currit, apo të qyteteve të tjera. Në këtë moment ndodh diçka e veçantë, e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj. Brenda një ore nga momenti i mbërritjes, të gjithë refugjatët merren nga familjet të cilat janë të gatshme t’i strehojnë. Pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim një shembull të jashtëzakonshëm dhe prekës të solidaritetit. Pavarësisht vështirësive materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si më të varfrit në Europë, shqiptarët nuk hezitonin të hapnin dyert e shtëpive për ata që i quajnë vëllezër dhe jo refugjatë”, shtoi ajo duke lexuar para deputetëve shqiptarë një shkëputje të vogël të një artikulli që ka botuar në fund të muajit mars 1998.
Në fakt në Shqipëri has dhe shumë “Itali”. Para së gjithash falë njohjes së gjuhës italiane nga pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë, çka përbën një trashëgimi shpirtërore me një vlerë të jashtëzakonshme të cilën duhet ta ruajmë e ta shfrytëzojmë për hartimin në të ardhmen të lidhjeve mes dy komuniteteve tona kombëtare. Vijojmë më tej me praninë në Shqipëri të shumë sipërmarrësve italianë, një prani të cilën uroj të forcohet e të përmirësohet më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë.
Salford City vs Peterborough United, FA Cup: Betting odds, TV
Një simbol, le të themi, i rrugëtimit të përshkuar nga Shqipëria në këto vite! Lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë po përjetojnë një periudhë të jashtëzakonshme intensiteti. Vizita ime, në fakt, renditet ndër në sërë takimesh në nivel institucional të cilat këto kohët e fundit kanë ndjekur njëra-tjetrën. Vetëm dje u përmbyll vizita zyrtare në Itali e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilin gjej rastin ta falënderoj për nderimin me dekoratën e rëndësishme “Giorgio Castriota Scanderbeg”, sikurse e shqiptojmë në Itali. Në rrafshin parlamentar, sot, së bashku me Kryetarin Meta vendosëm të forcojmë më tej nismat e bashkëpunimit mes dy Asambleve tona.
Ishin njerëz të rraskapitur, të ftohur, e me vështrimin plot frikë e tmerr. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend me shumë më pak burime se sa sot, por sigurisht që mikpritja nuk mungoi. Në muajin mars të vitit 1998, në revistën italiane “Limes” në një artikull shkruaja “Kamionët e UNHCR-së lënë refugjatët përpara Bashkisë së Bajram Currit apo të qyteteve të tjera të caktuara nga autoritetet vendore. Në këtë moment ndodh diçka e veçantë, e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj: Brenda një ore nga momenti i mbërritjes, të gjithë refugjatët merren nga familjet, të cilat janë të gatshme t’i strehojnë. E, pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit.
Fjala e Presidentes së Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, znj. Laura Boldrini në Seancë Plenare I nderuar Kryetar i Parlamentit, Të nderuar deputete e deputetë, Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik, Është për mua një nder i madh të marr fjalën në sallën e këtij Parlamenti. Falënderoj Kryetarin Meta për ftesën, çka përbën një tjetër konfirmim të miqësisë që lidh dy vendet tona. Jam e lumtur që fjala ime po transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar: Më lejoni t’i drejtoj një përshëndetje të përzemërt shtetaseve dhe shtetasve shqiptarë që na ndjekin nga ekrani i televizionit.
Salford v Peterborough stream 16 November 2022
Pavarësisht vështirësive materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si një ndër më të varfrit në Europë, shqiptarët nuk hezitojnë të hapin dyert e shtëpive të tyre për ata që i quajnë “vëllezër e jo refugjatë”. Ndaj, z. Kryetar, të nderuar deputetë, rikthimi sot, në një Shqipëri anëtare të NATO-s, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, me një ekonomi në rritje dhe me një dinamikë që shumë vende të Europës e kanë zili, është për mua arsyeja e një emocioni të madh e të veçantë. Nesër do të përshkoj në vetëm pak orë në autostradë, rrugëtimin që të shpie në Kukës i cila gjatë periudhës në të cilën e kam përshkuar disa vite më parë, ishte shumë i vështirë.
Nuk bëhet fjalë për të nxitur uljen e shpërblimit të punës, por, përkundrazi, për të dhënë ndihmesë në rritjen e aspektit njerëzor dhe ekonomik të të dy vendeve. Rritje në aspektin njerëzor e cila duhet të bazohet dhe në aftësitë pritëse të atyre që i largohen luftërave dhe persekutimeve si dhe atë integruese të kujtdo që përpiqet të ndërtojë një të ardhme në një vend të huaj. Nesër, sikurse e përmenda dhe në hyrjen e fjalimit tim, do të jem në Kukës ku, në vitet 1998/1999 gjetën strehim dhjetëra mijëra njerëz që largoheshin nga Kosova. Ende sot ai moment përbën një shembull për të gjithë Europën që me 500 milionë banorët e saj vitin e kaluar u vu në krizë si rrjedhojë e dyndjes së më pak më shumë se një milion refugjatëve dhe emigrantëve.
Më lejoni, në hyrje të fjalës sime, të përmend një fakt personal, çka vë në pah dhe arsyen pse kjo vizitë paraqet kaq rëndësi për mua. Në fund të viteve ‘90, në vitet 1998/1999, pothuaj 20 vite më parë, kam punuar në Shqipëri, si në Tiranë ashtu dhe në Veri, për periudha të gjata, fillimisht në Bajram Curri e më pas në Kukës. Ishin fillimet e më tej zhvillimet e luftës në Kosovë, ndërsa isha zëdhënëse e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Nga rrafshnalta e Podeshit, sikurse dhe nga kufiri i Morinës, kam qenë dëshmitare e nisjes së konfliktit dhe të pasojave të tij shkatërrimtare. Së bashku me kolegët e mi të UNHCR-së, mora pjesë në pritjen e atyre që pas ditë të tëra ecjeje nëpër male arrinin të mbërrinin në Shqipëri.
Në këtë kontekst, e konsideroj të një rëndësie të veçantë miratimin e njëzëshëm nga ana e këtij Parlamenti, vetëm pak muaj më parë, të reformës kushtetuese e cila do të ndryshojë rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar, duke e përshtatur me “acquis comunitario”. Dhoma e Deputetëve të Italisë është e gatshme t’ju mbështesë në këtë përpjekje, si në nivel dypalësh ashtu dhe në kuadër të takimeve ndërkombëtare. Shqipëria ka nevojë për Europën për të realizuar rrugëtimin e saj drejt modernizimit dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe social në arritjen e një synimi të përbashkët për të gjitha forcat politike. Por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme e thelbësore në stabilizimin e një rajoni që ende sot përshkohet nga tensione të rrezikshme e pështjellime nacionaliste.
Salford City vs Peterborough Live Stream & Prediction, H2H
Dy vendet tona i kanë dhënë udhë projekteve të rëndësishme të bashkëpunimit, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në atë të drejtësisë e të sigurisë. Italia dhe Shqipëria në fakt sot bashkëpunojnë në mënyrë shembullore në një sërë nismash të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e rrjetit të transportit, të energjisë si dhe të sektorit agro-ushqimor. Po kaq thelbësore e të rëndësishme janë dhe veprimtaritë e përbashkëta në fushën e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore. Por ndoshta më e rëndësishme është lidhja mes dy popujve tanë. Sikurse jeni në dijeni, në Itali janë të pranishme prej shekujsh komunitete historike e të lashta me origjinë shqiptare, të përqendruara kryesisht në qarqet e Kalabrisë, Sicilisë, të Molise-s, Basilikatës dhe Puljas. Legjislacioni italian ruan dhe mbron gjuhën dhe kulturën e këtyre pakicave të cilat njëkohësisht përbëjnë një pasuri për vendin tonë. Nga ana tjetër, komuniteti shqiptar që ka emigruar në Itali në këto 25 vitet e fundit, është ndër me të shumtët në numër e më mirë të integruarit në aspektin social dhe atë ekonomik të vendit.
Sikurse e nënvizova dhe në fillim të fjalës sime, vitet e fundit Shqipëria ka kryer përparime të jashtëzakonshme si në rrafshin ekonomik ashtu dhe në atë shoqëror. Sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s, e Këshillit të Europës, si dhe e organizmave të tjera rajonale sikurse INCE dhe Nisma Adriatiko-Joniane. Por mbi të gjitha është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. E nënvizoj këtu, në këtë vend solemn, mbështetje e plotë e të vendosur të Italisë për këtë kandidaturë sikurse dhe për procesin e reformave të nevojshme për të lehtësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Në fjalën e saj, Boldrini garantoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë dhe të vendosur të Italisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Në këtë drejtim, e konsideroj një mundësi miratimin e njëzëshëm nga ky parlament të reformës në drejtësi, e cila do të ndryshojë rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar. Shqipëria ka nevojë për modernizimin e saj dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomiko-shoqëror, por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë, si një partnere e rëndësishme në stabilizimin e një rajoni që përshkohet nga tensione të rrezikshme dhe përshtjellime nacionaliste”, nënvizoi kryetarja e Dhomes së Deputetëve të Italisë. Laura Boldrini nga foltorja e Kuvendit ka rrëfyer kujtimet dhe emocionet e viteve’90, kur ajo ka punuar në Shqipëri. Kryeparlamentarja italiane vuri theksin te vlera e çmuar e shqiptarëve, mikpritja. Veçanërisht ajo kujtoi edhe kohën e kaluar me njerëzit në Bajram Curri, të cilët tha ajo i kanë pritur refugjatët si vëllezër edhe pse të varfër. “Gjatë periudhës kur unë punoja udhëtimi për në Kukës ishte shumë më i vështirë se sot, kjo autostradë është si një simbol i rrugëtimit të përshkruar nga Shqipëria në këto vite.
Salford City vs Peterborough United Livescore and Live Video
Boldrini: Italia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Si i kujtoj vitet kur punoja këtuTIRANE- Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë, iu drejtua të enjten me një mesazh përshëndetës deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Peterborough United vs Salford City Live Stream? : r/NOPB
Peterborough United-Salford City Live Streaming guide, TV




